Moderatorja shqiptare zbulon sekretin e të qënurit në formë, lidhet me vetëm një detaj

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare zbulon sekretin e të qënurit në formë, lidhet me vetëm një detaj

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:05
Jona Spahiu

Moderatorja e spektaklit të humorit “Kosherja”, Jona Spahiu është shumë e kujdesshme, kur bëhet fjalë për linjat trupore. Ajo prej disa vitesh shkon rregullisht në palestër dhe nuk nguron t’ua sugjerojë herë pas here edhe ndjekësve të saj në Instagram.

Mirëpo, së fundmi, moderatorja ka vendosur këtë herë të tregojë sekretin mbi dietën e saj ushqimore.

Jona ka zbuluar se nuk e konsumon darken dhe fle me iden që në mëngjes do hajë gjëra të mira.

Image

“Unë në pjesën më të madhe të kohës s’e konsumoj darkën (bëj fasting) kështu që bie të flet me mendimin që do ha gjëra të mira për mëngjes.

Mundohem të ha gjëra që më mbajnë sa më gjatë të ngopur (pra protein)

Në shumicën e rasteve për të mos thënë çdo ditë, mëngjesi im duket kështu, pra 2 vezë dhe 1 fetë bukë integrale me ½ aocdo të shtypur (jo djath, jo proshutë)”, ka shkruar moderatorja, teksa i kthen përgjigje një prej ndjekësve të saj.

Image

Kujtojmë që Jona do të rikthehet në ekran në muajin shtator, me fillimin e sezonit të ri të “Kosheres”. Këtë e ka bërë të ditur sërish vetë ajo në Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat