Aktor i njohur turk përfundon në spital me 12 qepje në kokë, ja çfarë i ndodhi

Bota e Yjeve

Aktor i njohur turk përfundon në spital me 12 qepje në kokë, ja çfarë i ndodhi

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:17
Kubilay Aka

Aktori i njohur turk ka përfunduar në spital.

Aktori i njohur turk, Kubilay Aka që ka luajtur rolin e Xhelasun në serialin Çukur, i ka rënë të fikët në shtëpi dhe ka dëmtuar kokën.

Ndihmën e parë ai e ka marrë nga aktori Aras Bulut Iynemli, njëkohësisht fqinj i tij. Sipas mediave turke, Kubilay ka humbur ndjenjat në shtëpi dhe ka goditur kokën në dritare.

Gjakderdhja nuk ka ndaluar derisa aktori ka shkuar në spital ku i kanë bërë 12 qepje në kokë. Skaneri i kokës nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit.

Tani doktorët i kanë bërë disa analiza dhe janë në pritje të përgjigjeve. Ata dyshojnë se Aka ka një problem me sheqernat në trup.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat