Billie Eilish ndryshon modelin e flokëve dhe gjejeni pak se nga u frymëzua

Bota e Yjeve

Billie Eilish ndryshon modelin e flokëve dhe gjejeni pak se nga u frymëzua

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 01:01
Billie Eilish

Duket se ky do të jetë viti i ndryshimeve dhe surprizave për Billie Eilish. Disa muaj më parë ajo i habiti të gjithë pasi vendosi të hiqte dorë nga flokët e saj në ngjyrë jeshile, duke u kthyer në bjonde. Askush nuk e priste këtë ndryshim drastik dhe modeli i ri ju pëlqeu të gjithëve.

Ndërkohë së fundmi ajo i ka surprizuar sërish të gjithë fansat. Këngëtarja i ka prerë flokët shkurt në modelin e famshëm bob dhe menjëherë ka ndarë një foto në rrjete sociale. Billie i ka prerë flokët mbi gjatësinë e shpatullave dhe me balluke. Pasi publikoi fotot e modelit të ri të flokëve, ajo zbuloi se ishte frymëzuar nga e ëma për këtë ndryshim kaq të madh.

Këngëtarja postoi një foto të nënës së saj kur ka qenë më e re dhe që shihet me model të ngjashëm flokësh si Billie.

Image

“Si nëna ime”, shkruan këngëtarja përkrah fotos.

Më pas ajo ka treguar se është shumë e kënaqur me stilin e ri dhe po ashtu fansat e kanë aprovuar.

Më herët Billie Eilish ka treguar se ju deshën plot 6 javë për të ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve. Për një kohë të gjatë ajo mbajti një paruke me flokë të lyer në jeshile, sepse në realitet ka qenë bionde.

Që nga muaji janar ajo ka mbajtur paruke, teksa punonte për stilin e saj të ri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat