Si asnjëherë më parë, Beyonce dhe Jay Z, në një reklamë bashkë

Bota e Yjeve

Si asnjëherë më parë, Beyonce dhe Jay Z, në një reklamë bashkë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 06:49
Beyonce, Jay Z

Beyoncé dhe Jay-Z janë bërë pjesë e fushatës së re të Tiffany & Co. "About Love". Veç prezencës së çiftit të famshëm në reklamë, diçka tjetër që binte shumë në sy ishte diamanti Tiffany në qafën e Bey.

Diamanti është parë për herë të fundit i mbajtur nga Lady Gaga në Oscars 2019.

Diamanti i verdhë 128.54 karat deri tani është mbajtur nga vetëm katër persona, njëra prej tyre ishte Audrey Hepburn, e cila e përdori atë në një xhirim publicitar për filmin e vitit 1961, “Breakfast at Tiffany’s”.

Diamanti u zbulua në vitin 1877 në minierat Kimberley të Afrikës së Jugut; themeluesi ikonik i argjendarisë, Charles Leëis Tiffany, e bleu gurin një vit më vonë.

Në vitin 2012, për të festuar 175-vjetorin e Tiffany & Co., guri i çmuar u rivendos në një varëse të zbukuruar me mbi 100 karat diamante të bardhë, të cilën Beyoncé shihet duke e mbajtur në dy mënyra të ndryshme në reklamat e reja.

Jay-Z, ndërkohë, mban karficën zbukuruese të Jean Schlumberger, "Bird on a Rock".

"Beyoncé dhe Jay-Z janë mishërimi i historisë së dashurisë moderne. Si një markë që ka qëndruar gjithmonë për dashurinë, forcën dhe vetë-shprehjen, ne nuk mund të mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany," tha në një deklaratë Alexandre Arnault, EVP i produktit dhe komunikimit e Tiffany. "Ne jemi të nderuar që kemi Carters si pjesë e familjes Tiffany."

Fushata gjithashtu përmban një pikturë të pa parë më parë nga Jean-Michel Basquiat, të titulluar "Equals Pi", e bërë me një ngjyrë blu si Tiffany.

Beyoncé gjithashtu do të interpretojë një version të këngës klasike "Moon River", e bërë e famshme nga "Breakfast at Tiffany's", në një film të ardhshëm për brandin, që do të debutojë më 15 shtator.

Kjo shënon herën e parë që çifti - të cilët u takuan në 1999-ën, u martuan në vitin 2008 dhe kanë tre fëmijë - shfaqen së bashku në një fushatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat