Chiara Ferragni flet për problemet me shëndetin mendor, tregon se shkon te psikologu çdo javë

Bota e Yjeve

Chiara Ferragni flet për problemet me shëndetin mendor, tregon se shkon te psikologu çdo javë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:11
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni, në orët e fundit, është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura! Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Ferragni ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë.

Influencuesja me mbi 24 milionë ndjekës, duke folur për eksperiencën e saj, është munduar të ndihmojë për të thyer një tabu gjithnjë të pranishme që lidhet me çrregullimet mendore dhe me rrugët e terapisë dhe trajtimit. Ajo ka thënë në rrjetet sociale se vuan nga ankthi, ndërsa në të kaluarën është përballur edhe me sulme paniku.

"Unë kam bërë shumë punë për veten time, gjithmonë jam përpjekur të përballem me frikën time dhe ta kuptoj mendjen time ngadalë”. Pastaj ajo shtoi: "Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes një nga dhuratat më të mëdha për të kuptuar veten: Unë shkoj te një psikolog një herë në javë, një përvojë që ua rekomandoj të gjithëve".

Image

Si një sipërmarrëse e suksesshme dhe influencuese e mediave sociale, njerëzit mund të prisnin siguri absolute dhe zotërim total të emocioneve të saj nga Chiara, por ja që nuk është kështu. Edhe një njeri si Ferragni mund të vuajë nga ankthi dhe sulmet e panikut.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga sulmet e panikut, kur ishte në Los Anxhelos, larg njerëzve më të dashur. Chiara tha se arriti t’i kapërcejë frikërat vetëm duke u përballur me to, por sqaroi se "çdo përvojë është e ndryshme". Tani, është më e vetëdijshme dhe në gjendje t'i menaxhojë ato.

"Tani kur jam pak në ankth (duke qenë se jam prind ndodh shpesh), përpiqem të përqendrohem në punë ose në gjëra të tjera dhe të mos përqendrohem në të njëjtën ndjenjë," -u shpreh ajo.

Image

Chiara tha se edhe tani nuk është 100% Chiara që do të donte, por është një punë e përditshme dhe ajo është shumë e lumtur për personin që është bërë dhe po bëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat