Arta Nitaj shijon lëshimin me parashutë në Dhërmi

Bota e Yjeve

Arta Nitaj shijon lëshimin me parashutë në Dhërmi

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:41
Arta Nitaj

Bukuroshja e njohur shqiptare Arta Nitaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Arta së fundmi publikoi për fansat e saj një video në InstaStory, duke treguar se ka shijuar bukuritë e Dhërmiut nga një lëshim me parashutë.

Image

Në videon e publikuar, bukuroshja shfaq pamjen panorameske të bregdetit të jugut, teksa nën flladin e fluturimit shijon eksperiencën e veçantë.

Këto pushime të Artës në Shqipëri vijnë vetëm pak kohë pasi ajo shijoi disa ditë të tjera pushimi me shoqen e saj në Turqi.

Influencerja e cila u bë e famshme si aktore në serialin “O Sa Mirë”, kishte paralajmëruar këtë vit se do të fillonte me një emision të ri në RTV Dukagjini.

Image

Mirëpo mesa duket nisja e një emisioni të tillë nuk është ende gati të ndodhë, teksa ajo vazhdon të mbetet një senzacion i rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat