Almeda dhe Tolgahan me pushime në Shqipëri, aktori turk promovon bregdetin shqiptar

Bota e Yjeve

Almeda dhe Tolgahan me pushime në Shqipëri, aktori turk promovon bregdetin shqiptar

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:45
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

Prej vitesh Almeda Abazi jeton në turqi pranë bashkëshortit të saj, aktorit Tolgahan Sayisman. Pandemia e bëri të pamundur që çifti të udhëtonte drejt Shqipërisë dhe modelja të kthehej për të vizituar vendin e saj.

Mirëpo, tashmë që masat kanë ndryshuar, Tolgahan dhe Almeda kanë zgjedhur që një pjesë të pushimeve verore këtë vit t’i kalojnë në Shqipëri. Dyshja prej disa ditësh kanë qenë në Tiranë, ndërsa tani kanë udhëtuar drejt bregdetit jugor të vendit tonë.

Aktori turk ka ndarë në Instastory-n e tij një foto, me anë të së cilës promovon bukuritë e jugut të Shqipërisë. Nga ana tjetër, edhe Almeda ka publikuar një video ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj.

Almeda dhe Tolgahan janë bërë prindër për herë të dytë më tetë qershor, kur në jetë erdhi Alina, vajza e tyre. Ndërkohë, çifti kanë edhe një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Almeda ka treguar me anë të një videoje se shtatzënia dhe lindja me Alinën ka qenë shumë më e vështirë sesa ajo me Efehanin.

“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, zbuloi Almeda.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat