Arbana Osmani i uron mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan

Bota e Yjeve

Arbana Osmani i uron mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 16:29
Arbana Osmani

Arbana Osmani iu ka uruar mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan.

Mëngjesin e sotëm, pas orës 03:00, në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Kryesisht aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të ardhur nga Kabuli.

Atyre u doli në pritë kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Image

Ndërkohë shumë personazhe emra të njohur për publikun i kanë mirëpritur nga rrjetet sociale dhe një prej tyre është edhe Arbana Osmani.

Moderatorja shqiptare ka ndarë foton e një nënë afgane me fëmijën në krah ku shkruan: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njërëz. Mirë se vini!.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat