Modeli shqiptar në Amerikë Marndis Curcija, vetëm te Bebe Rexha imazh

Bota e Yjeve

Modeli shqiptar në Amerikë Marndis Curcija, vetëm te Bebe Rexha imazh

Nga: Maksim Gjoka Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:07
Marndis Curcija

Ka ndjekur pasionin dhe ëndrrën që ka pasur që kur ishte fëmijë. I kuruar, me klas dhe fashion e mjaft me stil e që të gjithë do të donin ta kishin si imazh. Ky është djaloshi që ka lindur në Shkodër bashkë me ëndrrat e tij e ku udhëtimet dhe jeta në Amerikë i hapën sytë për të realizuar, prekur dhe jetuar botën e modës.

Ka një emër mjaft simpatik quhet Marndis Curcija dhe simpatia dhe eleganca e tij ka rënë në sy të një personi me ndikim në modë kur shkodrani ishte duke ndjekur një revy mode të Versace në Miami e ku më pasi personi në fjalë e ka kontaktuar dhe ofruar që të sfilonte në veshjet e

Versace. Kështu ka nisur që dashuria për këtë pasion ti bëhet realitet modelit shqiptar. Ka pasur shumë bashkëpunime me fotografë të ndryshëm e ku Marndis është gjithmonë pas tij ndodhet një fotograf por veçon shumë madje e falënderon gjithmonë publikisht fotografin me famë botërore shqiptarin Fadil Berisha pasi nga ai ka mësuar shumë.

Djaloshi plot sharmë ka pasion edhe të jetë në krye të rregullimit të ambienteve për dasma dhe evente të mëdha ku ai mbushet me plot dashuri kur shikon se si njerëzit gëzohen dhe argëtohen nga puna e tij. Por shkodrani ka pasur dhe oferta për të qenë në klipe si imazh te këngëtarët amerikanë por duke qenë shumë i zënë nuk i ka pranuar e do të donte një ditë të ishte në videoklimin e shqiptares së famshme Bebe Rexha, madje do ti thonte direkt po pa menduar dy herë idhullit të tij pasi ka qenë gjithmonë një motiv muzika e saj për modelin.

Në fund ne mësojmë se ai pëlqen më shumë jetën në Amerikë për të ushtruar profesionin dhe pasionin që ka pasi atje ka më shumë hapësirë dhe oferta, por nuk do të refuzonte kurrë edhe ndonjë ofertë serioze në Shqipëria nga ndonjë fotograf apo kompani shqiptare, oferta të cilat janë të shumta. Ju mund ta ndiqni atë edhe në instagramin e tij për ta njohur punën dhe për të parë fotot e tij në marndis_curcija.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat