Përveç Ritës, nëna e këngëtares paska dhe një tjetër artiste të preferuar shqiptare!

Bota e Yjeve

Përveç Ritës, nëna e këngëtares paska dhe një tjetër artiste të preferuar shqiptare!

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:48
Rita Ora, Vera Ora

Prindëirt e Rita Orës ndodhehsin për disa ditë me pushime në Shqipëri. Vera dhe Nick Ora shëtitën për një muaj në Kosovë, rivierën shqiptare dhe Ulqin. Por pushiemt mbaruan shpejt dhe ata i janë rikthyer sërish rutinës së tyre në Londër.

Megjithatë nëna e Ritës, Vera, është gjithmonë pranë Shqipërisë duke dëgjuar këngë nga artistët shqiptarë. Së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka zbuluar se përveç Ritës ka dhe një artiste tjetër të preferuar shqiptare.

Vera Ora ka publikuar në Instagram një video, teksa dëgjon në makinë këngën “Harrom” të Dhurata Dorës.

“Fajëso muzikën për momentet e pushimeve. Muzika ka faj edhe Dhurata Dora”, shruan Vera përkrah videos që ka postuar në Instagram.

Dhuratës nuk i ka shpërtuar videoja dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ndërkohë Rita Ora e ftuar së fundmi në një intervistë shpjegoi se përse thotë se është kosovare dhe jo shqiptare.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha Rita në një intervistë për “Wired”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat