Mila Kunis xhiron skena romantike në filmin e ri

Bota e Yjeve

Mila Kunis xhiron skena romantike në filmin e ri

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 20:36
Mila Kunis me Finn Wittrock

Mila Kunis është fotografuar në setin e filmit të saj më të ri teksa xhironte një nga skenat më romantike dhe kimia mes saj e kolegut protagonist është e dukshme.

Ajo po xhiron në New York City me Finn Wittrock dhe foton që qarkulluan teksa të dy ecin dorë për dore dhe puthen janë më të veçantat.

Të veshur thjesht, Mila me një fustan të zi, ndërsa Finn me këmishë blu e pantallona të bardha, çifti duken njësoj si në një takim të vërtetë.

Dy aktorët kanë dukshëm një kimi perfekte me njëri-tjetrin dhe të gjithë mezi po e presin filmin, për t’i parë aftësitë e tyre në aktrim siç duhet.

“The Luckiest Girl Alive” pritet të dalë në kinema në muajt në vazhdim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat