U tha se janë ndarë, reagon e dashura e Rinian Lekës dhe zbulon se...

Bota e Yjeve

U tha se janë ndarë, reagon e dashura e Rinian Lekës dhe zbulon se...

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 11:22
Anisa Berliku dhe Rinian Leka

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, dhe partnerja e tij, Anisa Berliku, për të cilën doli nga programi i dashurisë, ngritën dyshimet disa ditë më parë se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndjekësit e çiftit në rrjete sociale vunë re se avokatja, e cila është edhe nëën e një vajze, kishte fshirë të gjitha postimet nga Instagram-i i saj që kishte me Rinianin. Nga ana tjetër, Leka nuk i kishte fshirë fotot, por nuk e ndiqte më partneren e tij në këtë rrjet social.

Pas thashethemeve se dyshja i ka dhënë fund lidhjes në më pak se tre muaj, Anisa zgjodhi të reagojë për herë të parë. Avokatja, e cila jeton dhe punon në Barcelonë, Spanjë, publikoi fillimisht një video në Instastory, në të cilën shihej në makinë bashkë me Rinianin.

Image

Më pas, zeshkanja seksi publikoi një foto bardh e zi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqej e ulur në prehrin e ish-konkurrëentit të “Për’puthen”, duke konfirmuar kështu se jo vetëm që janë bashkë, por janë edhe shumë të lumtur.

Me Anisën, Leka u njoh sa hap e mbyll sytë gjatë një takimi rastësor me miq të përbashkët dhe kaq u desh që ai të niste një jetë të re pranë saj në Barcelonë.

Si fillim në rrjet qarkulluan disa foto të Lekës me të dashurën e tij, teksa përqafoheshin në aeroport dhe nuk vonoi shumë dhe iu zbulua identiteti. Më pas portretin e Anisës e zbuluan miqtë duke publikuar një foto të realizuar gjatë festës së “Për’puthen”.

E pasi gjeti dashurinë, të gjithë mendonin se në lojë ai hyri vetëm për famë. Gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”, menjëherë ndjekësit e programit nisën të gërmonin për të shkuarën e tij, duke u akuzur shumë për një lidhje jashtë emisionit.

Por në “Për’puthen Prime”, Riniani zbuloi marrëdhënien që kishte me një vajzë ruse, histori tashmë e mbyllur. Për këtë histori reagoi edhe bukuroshja bionde, e cila quhet Marsy. Ajo bëri fundit një postim në “Instastory”, ku shkruante se ai “është një perlë e rrallë”.

Image

Gjithashtu, ajo i uroi edhe shumë fat: “Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruante ajo në postim.

Vajza ruse mbante ende në profilin e saj në “Instagram” foto me Rinianin e kjo bëri që ndjekësit e konkurrentit të “Për’puthen” të dyshojnë se ende janë bashkë dhe ai është në programin e njohjeve me vajza me bekimin e saj. 33-vjeçari Rinian Leka ka lindur në Rrëshen dhe jeton mes Romës dhe Tiranës.

Ai vendosi të largohej pa zhurmë nga “Për’puthen”, pasi nuk arriti ta gjente partneren mes vajzave konkurrente në program. Një ndër pyetjet pikante që iu drejtuan ishte se çfarë oferte ka marrë pas famës që mori në program. Riniani zbuloi se i janë ofruar shuma marramendëse nga jashtë Shqipërisë për një fëmijë.

“Më kanë ardhur dy oferta të njëjta nga Amerika dhe donin një fëmijë nga unë kundrejt një pagese dhe pa marrë përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Dhe unë thashë ‘Çfarë dreqin!’ Mund të tregoj dhe mesazhet se i kam bërë ‘screenshoot’, sepse jam habitur. Njëra më ka ofruar 50 mijë dollarë, ndërsa tjetra 70 mijë”, zbuloi Leka.

Ndër të tjera ai shtoi se kjo është një gjë e “çmendur” dhe pavarësisht se e dëshiron shumë një fëmijë, gjaku i tij nuk ka shifër në botë që mund të blihet. Riniani zbuloi gjithashtu se dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë një vajze ka qenë 22,000 euro, ndërsa për veten 13,000 euro. Ndërkohë që pas mbylljes së programit nuk dihet se cili është angazhimi i tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat