Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj konfirmojnë romancën

Bota e Yjeve

Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj konfirmojnë romancën

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:55
Arnita Beqiraj dhe Arbër Çepani

Ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani dhe ish-miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj, kanë konfirmuar zërat se janë në një lidhej dashurie. Çifti më i ri i shoëbizz-it kishte dhënë herë pas here sinjale se janë bashkë, duke postuar nga i njëjti vend foto në rrjete sociale apo duke dhënë mesazhe të koduara.

Mbrëmjen e djeshme, Arbri vendosi që të publikojë për herë të parë një foto me partneren e tij, duke i treguar të gjithëve se është shumë i dashuruar me Arnitën. Ai zgjodhi ditën e saj të lindjes për të “zyrtarizuar” në rrjete sociale romancën e tij.

Në një festë me miq të ngushtë, Arnita ka festuar ditëndjen në jug të Shqipërisë dhe ku më bukur se në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor ka menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”,- është mesazhi që i shkruan Arbri Arnitës në krah të kësaj fotoje të ëmbël, pas së cilës kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.

Ishte mikesha e tyre, Jonida Shehu, që në një foto të saj me bashkëshortin vendosi theksin te çifti i ri i shoëbizit.

Arbri tashmë i është dedikuar biznesit pasi e pamë mëngjeseve si moderator të programit “Mirëmëngjes Shqipëri!” në RTSH, ndërsa Arnita, pas pjesëmarrjes në “Dance with me”, punon në paskuinta për programet e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Kanë kaluar mbi 10 vite nga fitorja e Arbrit në reality show, dhe që atëherë ka qenë pjesë e televizionit, kauzave sociale, ndërkohë që arritit të ngrejë rrjetin e tij të biznesit.

Sa i takon jetës private, sekreti i marrëdhënies jetëgjatë për Çepanin?

“Sigurisht, një lidhje, për të qenë e shëndetshme duhet që, ashtu sikurse një lule, të ujitet çdo ditë me dashuri dhe përkushtim. Se sa e bën gjithsecili prej nesh këtë gjë në mënyrë konstante, mbetet për t’u parë, por e mira është që zjarri të mbahet ndezur me ashkla të përditshme”, ka thënë ai më parë.

Në një nga intervistat e fundit për “Panorama Plus”, në lidhje me jetën private ai u shpreh: “Ritmi i jetës që kam, e bën shumë të vështirë për dikë, që jo vetëm të më mirëkuptojë, por edhe të jetë turbina e dytë e ndezur në maksimumin e energjisë për të qenë vlera e shtuar në rrugëtimin që do bëjmë bashkë. Sa për dashurinë, jam i dashuruar që nga lindja me gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Kjo shpesh më mjafton.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat