A do ishin modelet modele nëse s’do kishin Instagram? Ja çka thotë Emina Cunmulaj

Bota e Yjeve

A do ishin modelet modele nëse s’do kishin Instagram? Ja çka thotë Emina Cunmulaj

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 01:02
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj ka publikuar disa video e foto të vjetra ku shfaqen modele të fillim viteve 2000. Mes tyre gjenden edhe disa sekuenca të sfilatave të vjetra të Eminës për markat më të njohura në botë.

Ish-modelja ka shkruar: “Kohë më parë, kur modelet ishin vërtetë modele dhe jo modele Instagrami”.

Më tej Emina publikoi dhe disa foto nga kopertinat e saj në ‘Vogue’, ‘Elle’ e të tjera revista prestigjoze.

Cunmulaj e ka prekur shpesh këtë temë edhe më parë, duke marrë parasysh suksesin që ajo kishte dikur, kur rrjetet sociale nuk kishin zënë aq shumë vend në jetën tonë. Shpesh krahasimi i dy kohëve ka vënë në pikëpyetje suksesin e shumë vajzave të njohura, që disa foto të guximshme në Instagram i kanë bërë të famshme dhe kanë hapur rrugën e modelingut për to.

Vallë nëse Instagram nuk do ekzistonte, do e kishin famën që kanë tani?!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat