Ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik, Stresi reagon i trishtuar për reperin grek!

Bota e Yjeve

Ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik, Stresi reagon i trishtuar për reperin grek!

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 06:57
Mad Clip, Stresi

Reperi i famshëm me origjinë greke i lindur në New York, Mad Clip ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti tragjik me makinë në Vouliagmeni, Atikë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti u shkatërruar plotësisht. Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Peter Anastasopoulos kishte një pasion të “çmendur” për shpejtësinë dhe makinat e shpejta.

Shërbimeve zjarrfikëse iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina. Grupit hetimor iu desh kohë që të zbulonte se viktima ishte reperi i njohur. Ky lajm preku të gjithë fansat e tij, por edhe personazhe të njohur që kishin njohje me reperin.

Së fundmi, në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe reperi Stresi, që duket se ka pasur njohje me Mad Clip. Ai ka postuar në Instagram një foto të reperit të ndjerë dhe është shprehur shumë i trsihtuar për ndarjen e tij nga jeta.

“U prehsh në paq Mad Clip. Më vjen shumë keq për ty”, shkruan Stresi në një postim, teksa ai ka shprehur ngushëllimet dhe një personi të afërt të reperit grek.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat