E kritikoi për foton e edituar, Rozana Radi i kthehet keq ndjekëses në Instagram: S’më plas…

Bota e Yjeve

E kritikoi për foton e edituar, Rozana Radi i kthehet keq ndjekëses në Instagram: S’më plas…

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:27
Rozana Radi

Mbrëmjen e djeshme, Rozana Radi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, ku e vinte theksin tek fytyra dhe tiparet e bukura. Mirëpo, një ndjekëse e ka akuzuar këngëtaren se ka përdorur “FaceApp” për të ndryshuar mënyrën se si duket dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak artistes.

Ditën e sotme, aktorja vendosi t’i japë një përgjigje publike, duke publikuar edhe një herë të njëjtën foto në Instastory, por të paedituar, krahas së cilës shkroi:

“Postova mbrëmë këtë foto dhe e editova në pastrimin e fytyrës. Më akuzoi një grua për ‘FaceApp’! I shpjegova që kam patur këta sy, këtë buzë dhe këtë hundë që në lindje.

Po e ripostoj pa editim për vete, sepse nuk jam e detyruar t’i jap shpjegim askujt. S’më plas fare, po fare, të fshi çdo grua, burrë, vajzë, djalë që hyn në instagramin tim si kujdestare dhe më tregon si të jetoj jetën me editim, pa editim. Jetën time.

Është fytyra ime dhe unë vdes për të, sepse i kam ngjarë babit tim që ishte për mua më i miri në botë. Këtu e mbyllim diskutimin. S’dua as komplimenta. Faleminderit!”.

Pak kohë më parë u mësua se historia e dashurisë prej dhjetë vitesh me Shpëtim Karakushin, i cili punon si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Tre vitet e para, Rozana u përpoq ta mbante të fshehtë lidhjen.

Por në nëntor të vitit 2015, ajo u pa në Panairin e Librit në shoqërinë e Shpëtimit ku u fotografua nga paparazzi i “Panorama Plus”, ku u publikuan dhe detaje mbi të zgjedhurin e Rozanës. Më pas u fotografuan dhe në plazhin e Dhërmiut, si dhe gjatë netëve të Festivalit në RTSH, paparazzi ynë fotografoi përsëri Rozanën me Shpëtimin, dëshmi këto se lidhja e tyre ishte konsoliduar edhe me bashkëjetesë.

Ndërkohë, në programin “Boom” i deklaroi mikeshës dhe koleges së saj, Fiori Dardha, se ajo tashmë është single.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat