Dy muaj pas lindjes, Eni kthehet në ekran

Bota e Yjeve

Dy muaj pas lindjes, Eni kthehet në ekran

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:39
Eni Vasili

Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, e solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave, gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri.

Pas programit të parë, të transmetuar dje, mesa u kuptua nga postimet e saj, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla dhe zonjave dhe zonjushave që e ndjekin.

“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju tiktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.

Image

E nga ana tjetër Eni shprehet: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat