Me bekimin e Duas dhe Versace, vjeshta do të pushtohet nga ngjyra e flokëve karrotë

Bota e Yjeve

Me bekimin e Duas dhe Versace, vjeshta do të pushtohet nga ngjyra e flokëve karrotë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:28
Dua Lipa

Dua Lipa prezantoi koleksionin e ri të Versace vjeshtë/ dimër 2021.

Ajo ka ndryshuar totalisht look me sugjerimin e drejtueses së shtëpisë së njohur të modës dhe si asnjëherë më parë e pamë me flokë në ngjyrë karrotë (ginger hair) dhe me baluke.

Me një shami mbi kokën, këngëtarja shqiptare, ndërroi sa e sa veshje duke prezantuar më të rejat.

Ky model flokësh është ndër trendet e sezonit që sapo hyri dhe shumë vajza pritet të guxojnë duke e provuar.

Sa stil dhe trendy, kjo ngjyrë me siguri do i bëjë ca koka të kthehen kur kaloni në rrugë.

Ama edhe një pyetje e kemi: Dua ngjan më bukur me flokë të zinj apo ginger?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat