Oriola Marashi zbulon si nënshkroi kontratën me markën e njohur “Guess”

Bota e Yjeve

Oriola Marashi zbulon si nënshkroi kontratën me markën e njohur “Guess”

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:49
Oriola Marashi

Modelja, Oriola Marashi, prej disa vitesh, është përfshirë në familjen e markës së famshme “Guess”.

Modelja e njohur ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess”, por asnjëherë nuk ka zbuluar se qysh ka arritur të mirët vesh më ta.

Së fundmi, njëri nga ndjekësit është interesuar dhe e ka pyetur se si është bërë pjesë e familjes së “Guess”.

Ajo ka treguar në Instastory së po në atë ditë ishte edhe ditëlindja e saj kur fillojë gjithçka..

“Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin”, ka treguar ajo

Kujtojmë se kohët e fundit, Oriola Marashi ka dhënë fund lidhjes së saj me Eros Grezdën.

Këtë lajme konfirmoi vetë ky i fundit disa ditë më parë. “Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, është shprehur Erosi.

Tutje ai ka shtuar se secili ka ëndrrat dhe punët e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat