Vjehrri i Dua Lipës paska terrorizuar fqinjët me vilën e tij “të përbindëshme” për një dekadë të tërë

Bota e Yjeve

Vjehrri i Dua Lipës paska terrorizuar fqinjët me vilën e tij “të përbindëshme” për një dekadë të tërë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:27
Anwar Hadid dhe Dua Lipa

Mohamed Hadid, babai manjat i modeleve Bella e Gigi Hadid, njëkohësisht edhe babai i të dashurit  Dua Lipës, Anwar Hadid nuk shkoka dhe aq mirë me fqinjët e tij, të cilët e kanë hedhur në gjyq. Arsyeja ka qenë ndërtimi i shtëpisë së Hadid, një vilë madhështore që po ngrihet majë një kodre, apo përbindësh siç e kanë konsideruar komshinjtë e miliarderit.

Katër fqinjët, që kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 26 milionë dollarësh, kanë pretenduar se ndërtimi i shtëpisë u solli atyre një dekadë stresi, ankthi dhe netësh pa gjumë.

Ata thanë se shtëpia u shndërrua në një kantier me  dyfishin e madhësisë së planeve origjinale që dilnin sipër tyre. Por arsyeja kryesore ishte ndërtimi në një kodër të prirur për rrëshqitje toke dhe mbie themel të dobët që mund të binte mbi shtëpitë e tyre, thanë fqinjët.

Image

Megjithatë gjykata nuk u ka dhënë të drejtë përfundimisht, duke bërë që Mohamed Hadid të fitojë betejën ligjore, edhe pse gykatësi Craig Karlan e quajti rezidencën një “rrezik të qartë dhe konkret” dhe urdhëroi që ajo të prishej dy vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat