Stilistja shqiptare vesh fotografen e famshme italiane në Festivalin e Filmit në Venecia

Bota e Yjeve

Stilistja shqiptare vesh fotografen e famshme italiane në Festivalin e Filmit në Venecia

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:23
Nima Benati

Nima Benati është një fotografe e njohur mode në Itali. Ajo ka bashkëpunuar dhe është bërë tepër e njohur për punën e saj me markat më të famshme të modes, duke përfshirë “Puma”, “Tom Ford”, “Stephen James” e shumë të tjera.

Ajo ka marrë pjesë në festivalin e 78-të të filmit në Venecia dhe ka parakaluar në tapetin e kuq me një veshje të punuar nga stilistja shqiptare, Drenusha Xharra. Këtë gjë e ka zbuluar vetë fotografia italiane përmes një postimi në rrjete sociale.

Në videot e publikuara në Instagram, ajo shihet e veshur me një fustan të zi, teksa shfaqet me tepër vetëbesim në tapetin e kuq.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nima Benati (@nimabenati)

“Faleminderit Drenusha Xharra për fustanin më perfekt”, shkruan fotografia italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat