Ke një varëse si të Loredanës? Po s’e pate, do tundohesh ta blesh tani

Bota e Yjeve

Ke një varëse si të Loredanës? Po s’e pate, do tundohesh ta blesh tani

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 06:49
Loredana Zefi

Loredana njihet për muzikën e mirë, por edhe për stilin shumë të ngjashëm me të djemve reperë, duke qenë se karakteri i saj përshtet shumë me të.

Ama ka një aksesor, që më shumë ua kemi parë djemve se vajzave dhe Loredana po na tundon ta përfshijmë në listën tonë të aksesorëve.

Varsen shumë të madhe, argjend (rrethuar me kristale ose diamante), në formë kryqi ose thjesht pllakë, reperja na tregoi se mund të veshësh me kostum sportiv, me veshje klas, me lëkurë, me bluza seksi, e së fundmi edhe me rroba banje.

Nuk mund ta mohojmë që i jep shumë sharm qafës, megjithëse është ca mashkullor si aksesor, por kjo nuk ka edhe aq shumë rëndësi. Me kombinime si të Loredanës duken shumë bukur dhe në pothuajse çdo foto të saj, shfaqen këto varse, të ndara ose bashkë.

Me siguri reperja ka shpenzuar shumë për t’i pasur, ama mund të ketë edhe versione më ekonomike për ju që nuk i përballoni dot.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat