Modelja e famshme befason me deklaratën: “Ronaldo mund të heqë dorë nga Georgina ashtu siç bëri me mua”

Bota e Yjeve

Modelja e famshme befason me deklaratën: “Ronaldo mund të heqë dorë nga Georgina ashtu siç bëri me mua”

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 06:36
Georgina dhe Ronaldo

Pak para se të njihej me Georgina Rodriguez, një modele ka pretenduar se ka pasur një lidhje me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.

Duke folur për “The Sun”, 25-vjeçarja, Natacha e ka paralajmëruar Georgina-n që të bëjë kujdes pasi mund të përfundojë si ajo.

“Cristiano më hodhi poshtë, ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georgina-n. Futbollistët profesionistë marrin shumë vëmendje nga gratë e bukura. Do të jetë njësoj në Manchester, ashtu siç ishte në Europë. Ronaldo do të ishte një mundësi e madhe për këdo dhe Georgina duhet ta mbajë nën kontroll nëse do të ketë besim mes tyre dhe një të ardhme për ta”, tha ajo.

Image

Sipas saj, Ronaldo i ka dërguar mesazhe fshehurazi Natacha-s, për dy muaj para se të flinte me të.

Ndërkohë ylli i televizionit ka rrëfyer për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të kapërcyer këtë fakt, pasi Ronaldo e bllokoi atë nga rrjetet sociale.

Image

“Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në Instagram pasi fjetëm bashkë. Edhe tani më dhemb akoma”, është shprehur ajo.

Image

Natacha ka zbuluar se futbollisti i famshëm ka kontaktuar me të në vitin 2015, kur ai ishte beqar pasi u nda nga modelja ruse, Irina Shayk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat