Enca në dilemë, ka nevojë për ndihmën e fansave

Bota e Yjeve

Enca në dilemë, ka nevojë për ndihmën e fansave

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:34
Enca

Enca karakterizohet si një femër me forma të kolme dhe flokë të gjata, dhe prej vitesh nuk ka eksperimentuar me ndonjë ndryshim në pamjen e saj.

Por, si duket këngëtarja nga Shqipëria është e gatshme për një të tillë, për të cilin është ende në dilemë.

Në një postim që ka bërë sot (e premte), Enca ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj se kujt duhet të ia besoi këtë ndryshim.

Image

“Dua të bëjë diçka të mirë me flokët, por nuk jam e sigurt se çka, cili floktar duhet të mi marr përsipër?”, ka shkruar Enca.

Ndërkohë, Haxhia këtë sezon verore ka pauzuar me koncerte edhe pse projektet e reja nuk kanë munguar nga ana e saj.

Image

“Rakia”, mban titullin kënga  e fundit e këngëtares, që ka mbi tre milionë klikime në YouTube dhe u pëlqye nga fansat e saj.

Ndërkohë, këtë periudhë Enca e shfrytëzuar për pushime, nga ku edhe ka ndarë imazhe të ndryshme provokuese në llogarinë  e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat