Ilda Bejleri tregon se ku do ta shohim këtë sezon

Bota e Yjeve

Ilda Bejleri tregon se ku do ta shohim këtë sezon

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:22
Ilda Bejleri

Ilda Bejlerin e kemi parë gjithmonë në rolin e moderatores në emisionet e sportit. I vetmi projekt ndryshe ishte “Rikthimi i Dallëndysheve”, shfaqja e disa balerinëve shqiptarë nëpër botë, që riktheheshin në atdhe.

As këtë sezon, Ilda nuk ka zgjedhur sportin.

Moderatorja është bërë pjesë e televizionit “ABC News”, ku do të prezantojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

Image

“T’ka mami yll”, titullohet “Dance Reality Show”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.  Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti shpjegoi para pak kohësh se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat