Rudina Dembacaj u rikthehet spektakleve të humorit, zbulohet se cilin program ka përzgjedhur

Bota e Yjeve

Rudina Dembacaj u rikthehet spektakleve të humorit, zbulohet se cilin program ka përzgjedhur

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 06:36
Rudina Dembacaj

Sezoni i ri televiziv, si çdo vit, nis me ndryshime. Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj nuk do të jetë më pjesë e televizionit “Ora”. 

Ka qenë Turjan Hyska ai që ka zbuluar se Dembacaj do të jetë pjesë e stafit të programit të humorit “Klanifornia”.

“Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf! Hyrje e re, Rudina Dembacaj”, shkruan ai, duke nënkuptuar se ajo do të jetë pjesë e programit që Turjani është autor.

Rudinën herën e fundit që e kemi parë si aktore humori në një program televiziv ka qenë në “Al Pazar”, ku roli më i spikatur ka qenë ai i “Ajës”.

Më pas ajo ka qenë prezatuese në “RTV Ora” në dy emisione: “Mos i fol shoferit” dhe “Dy botë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat