Fejohet aktorja e njohur me partnerin shtatë vite më të ri

Bota e Yjeve

Fejohet aktorja e njohur me partnerin shtatë vite më të ri

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:31
Kate Hudson dhe Danny Fujikawa.

Aktorja e njohur, Kate Hudson, është fejuar me partnerin e saj, Danny Fujikawa.

Të hënë, aktorja njoftoi se është fejuar, përmes një postimi në Instagram ku çifti shihen teksa i dhurojnë një puthje njëri-tjetrit, shkruan People.

“Le të shkojmë”, ka shkruar aktorja 42 vjeçare në mbishkrimin e postimit, që brenda pak orësh mori mijëra pëlqim dhe komente.

Image

Ylli i  filmit “Almos Famous” dhe muzikanti 35-vjeçar mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në tetor të vitit 2018. Dyshja u takuan për herë të parë përmes miqve të Hudson, Sara dhe Erin Foster.

Në dhjetor të 2017, Hudson foli për lidhjen e tyre ndërsa ishte në The Talk, duke thënë se ata e njohin prej vitesh njëri-tjetrin dhe se kjo i ndihmoj lidhjes së tyre.

Image

“Ne e njohim njëri -tjetrin për 15 vite, ai është njerku i shokut tim më të mirë. Ne e kaluam disi pjesën e “Oh, ti je ashtu?”, u shpreh aktorja.

Dyshja janë në lidhje që nga vitin 2016 dhe janë prindër të një vajze, Rani Rose.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat