I është ndaluar pjesëmarrja në Met Gala? Më në fund, Khloe sqaron dyshimet e fansave

Bota e Yjeve

I është ndaluar pjesëmarrja në Met Gala? Më në fund, Khloe sqaron dyshimet e fansave

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:18
Khloe Kardashian

Ndryshe nga motrat e saj, Khloe Kardashian nuk ka qenë kurrë në Met Gala dhe këtë e kanë vënë re të gjithë. Ky fakt ka bërë që shumë njerëz të besojnë se ajo në të vërtetë nuk është ftuar kurrë në eventin e famshëm. Megjithatë, Khloe nuk ka folur asnjëherë rreth këtyre thashethemeve, deri së fundmi.

Gjatë një bisede në Twitter Space me fansat, ku ajo tregoi se kishte pësuar humbje flokësh pasi kishte kaluar COVID-19, një fans i kërkoi Khloe-s të sqaronte nëse është e vërtetë që asaj i është ndaluar pjesëmarrja në Met Gala.

Kardashian, më në fund, iu përgjigj këtyre thashethemeve, shpejt dhe shkurt, me vetëm tre fjalë.

"Absolutisht e pavërtetë", -shkroi Khloe.

Megjithatë, ajo nuk shpjegoi pse nuk ka qenë kurrë në ngjarjen, që konsiderohet si nata më e madhe e modës, së bashku me pjesën tjetër të familjes së saj të famshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat