Armina vendosi të ndryshojë ‘look’ dhe të sjellë një trend të ri

Bota e Yjeve

Armina vendosi të ndryshojë ‘look’ dhe të sjellë një trend të ri

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:39
Armina Mevlani

Vjeshta dhe fillimi i tetorit e ka gjetur Arminën në sfilatën e Vivienne West Wood, aty ku ka zgjedhur të shfaqet dhe me një ndryshim të ri në ‘look’.

Blogerja ka publikuar disa foto me baluket e prera shkurt dhe buzët vishnje duke iu përshtatur stinës në të cilën ndodhet.

Ndonëse Armina nuk ka eksperimentuar asnjëherë ekstremisht me ndryshimet në pamje, prerja e balukeve nuk kaloi pa u vënë re.

Image

Armina ka pohuar se moda e sjellë ndër vite nga Vivienne e ka inspiruar gjithmonë, ndaj dhe s’do të ishte çudi që ky ndryshim të ishte për shkak të kësaj paraqitjeje në sfilatën e West Wood.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat