Emily Ratajkowski i zbulon botës portretin e bebushit të saj

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski i zbulon botës portretin e bebushit të saj

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:42
Emily Ratajkowski

Në muajin mars të këtij viti, modelja e famshme Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë.

Bukuroshja solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Sylvester Apollo Bear, të cilin e ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe të fshehtë nga sytë e publikut.

S’ja kishim parë kurrë portretin dhe ishim tepër kuriozë, mirëpo Emily e bëri zemrën gur dhe i tregoi botës fytyrën e të voglit të saj, që duhet se s’i ka lënë gjë të ëmës.

Image
Insta

Para se të lindte, modelja tha se nuk do ta zbulonte gjininë e fëmijës dhe për këtë kishte një arsye.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.

Modelja rrëfeu gjithashtu më herët se po e shijonte çdo moment të periudhës së shtatzënisë.

“Jam plotësisht dhe në mënyrë të pamohueshme e pafuqishme kur bëhet fjalë për pothuajse gjithçka në lidhje me shtatzëninë time: si do të ndryshojë trupi im, kush do të jetë fëmija im. Por çuditërisht nuk jam e shqetësuar. Në vend që të ndjej frikë, unë ndihem shumë në paqe. Tashmë jam duke mësuar nga ky person brenda trupit tim”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat