Rihanna shfaqet pa grim gjatë një dalje në qytetin e New York-ut

Bota e Yjeve

Rihanna shfaqet pa grim gjatë një dalje në qytetin e New York-ut

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 09:37
Rihanna

Rihanna e shfaqi fizikun e saj e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ishte në New York, të premten (1 tetor).

Ylli 33-vjeçar i muzikës pop u pa rrugës me një fund të zi, të zbukuruar me lesh dhe një xhaketë të zezë sportive, duke zbuluar sytjenat po ashtu të zezë me dekoltenë e hapur, shkruan DailyMail.

Miliarderja i mbuloi sytë me syze dielli të zezë në formë drejtkëndëshe dhe dukej se nuk kishte të vendosur grim me vetëm një shkëlqyes të buzëve.

Image

Qafa e yllit të hitit “Work” ishte e veshur me gjerdan ari, duke përfshirë një të shkurtër dhe një stil më të gjatë që binte midis dekoltesë së saj, ajo kompletoi dukjen me taka me platformë të zezë nga Amina Muaddi.

Dizajnerja i të brendshmeve mbante gërsheta nën një kapelë të zezë nga materiali saten.

Image

Ndërkohë, një ditë më parë, enjten mbrëma (30 shtator) këngëtarja u mahnit në të brendshme të gjelbër që shfaqte fizikun e saj të përkryer.

Në imazhet e shpërndara nga marka e saj, “Savage X Fenty”, Rihanna tregoi këmbët e saj me një palë këpucë seksi me taka të larta, ndërsa qëndronte në një hapësirë të lartë me pamje nga New York-u.

Image

Kjo paraqitje e saj erdhi pas “Savage X Fenty Show Vol. 3” u shfaq në Amazon Prime 24 shtator.

Cindy Crawford, Irina Shayk, Gigi Hadid, Lourdes Leon, Emily Ratajkoëski, Nas, Ricky Martin dhe Normani ishin vetëm disa nga emrat e njohur që u bën pjesë e shfaqjes.

Rihanna mori statusin e miliarderes në fillim të këtij viti, me të ardhurat e saj të përbashkëta nga muzika, moda dhe kozmetika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat