Orlando Bloom nxiton në skenë për të zbërthyer fustanin e të fejuarës Katy Perry, pasi ajo zbuloi se nuk mund të merrte frymë

Bota e Yjeve

Orlando Bloom nxiton në skenë për të zbërthyer fustanin e të fejuarës Katy Perry, pasi ajo zbuloi se nuk mund të merrte frymë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:10
Orlando Bloom, Katy Perry

I fejuari i Katy Perry, aktori Orlando Bloom, nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares, pasi ajo u shpreh se nuk mund të merrte frymë.

Katy , 36 vjeç, kishte një mosfunksionim të gardërobës gjatë ngjarjes Variety’s “Power of Women”, shkruan The Sun.

Një video nga një dëshmitar kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon, 44 vjeç.

Me flokët në stil topuz të vogël, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit.

Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu fustanin në shpinën e saj.

Katy njoftoi në mikrofon: “Tani mund të marr frymë!”, pas daljes në skenë.

Ai nxitoi përsëri në vendin e tij ndërsa ylli i popit e quajti heroi i saj.

Ylli i filmit gjithashtu ndau fotografi nga ngjarja prestigjioze në Instagram.

“Ishte një privilegj të festoja fuqinë e grave mbrëmë”, shkroi aktori në postim.

Katy dhe Orlando janë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Daisy Dove.

Orlando gjithashtu ka një djal 10-vjeçar, Flynn me ish-gruan, Miranda Kerr.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat