Rikthehet si prezantuese e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani shkëlqen me dukjen e saj

Bota e Yjeve

Rikthehet si prezantuese e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani shkëlqen me dukjen e saj

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:06
Arbana Osmani

Sonte (e martë) ka nisur zyrtarisht edicioni më i ri i Big Brother Albania, në formatin VIP.

Personazhe të njohur janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në një maratonë 100 ditëshe, duke luftuar për çmimin e madh që sivjet është 100 mijë euro.

Prezantuesja ikonike Arbana Osmani, bëri hapjen e madhe në ekranin e Top Channel, duke shkëlqyer si gjithmonë me dukjen e saj.

Image

E veshur me një fustan të shkurtë dhe të kuq, Osmani dukej më në formë se asnjëherë tjetër, teksa u kthye pas disa vitesh në rolin e saj si prezantuese e Big Brother.

Me buzëqeshjen që e karakterizon dhe pamjen plot shkëlqim, Arbana i dhuroi ngrohtësi publikut, teksa vazhdoi rrugëtimin si prezantuese e këtij formati, rrugëtimi i të cilit filloi në vitin 2008.

Image

Deri më tani pjesë e shtëpisë janë bërë emra të njohur si balerini Ilir Shaqiri, aktorja Arjola Demiri, aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj, këngëtarja Sheila Haxhiraj etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat