“E gjithë jeta ime u shkatërrua”

Bota e Yjeve

“E gjithë jeta ime u shkatërrua”

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:54
Adele

Adele ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Simon Konecki. Këngëtarja dhe Simoni njoftuan se kishin marrë vendimin për t’i ndarë rrugët mes tyre në Prill 2019. Çifti, që ishin bashkë prej më shumë se afro një dekade, janë prindër të një djali 8 vjeçar.

Duke folur për American Vogue në intervistën e saj të parë në 5 vjet, Adele pranoi se kishte vështirësi të fliste me djalin e tyre për ndarjen, duke shkaktuar ankth sa terapistja e saj i sugjeroi të regjistronte veten duke folur me Angelo-n në mënyrë që të mbante mend atë që kishte thënë.

“Ai kishte aq shumë pyetje për mua sa nuk mund t’i përgjigjem, sepse nuk e di përgjigjen. Si: “Pse nuk mund të jetojmë akoma së bashku?”, “Kjo nuk është ajo që bëjnë njerëzit kur divorcohen.” Dhe: “Pse nuk e don babanë tim më?” Dhe unë i thoja, “Unë e dua babanë tënd. Unë thjesht nuk jam e dashuruar.”, tha Adele.

Image
Adele

Ajo shtoi: “Kur isha 30-vjeç, e gjithë jeta ime u shkatërrua dhe nuk kisha asnjë paralajmërim për këtë. Thjesht nuk ishte … Thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, Adele nuk është penduar, duke thënë se ajo zgjodhi ‘personin perfekt’ për të pasur një fëmijë. Adele përfundoi zyrtarisht divorcin e saj në mars të këtij viti ndërsa vetëm një muaj më parë ajo konfirmoi lidhjen me agjentin sportiv, Rich Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat