Sa ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce

Bota e Yjeve

Sa ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:05
Beyonce

Beyonce iu bashkua burrit të saj, producentit JAY-Z, në premierën e filmit “The Harder They Fall” në Londër, megjithëse nuk mund të shihej në tapetin e kuq.

Megjithatë, këngëtarja postoi fotografi të pamjes së saj për stilistët KJ Moody dhe Marni Senofonte, duke treguar fustanin prej kadifeje nga çdo kënd.

Për fustani e saj të zi elegant u përkujdes dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti.

Sahiti krijoi fustanin për 10 ditë, duke përdorur pëlhurë mëndafshi dhe kadifeje me një shtresë të brendshme të likrës për korse të integruar.

Ekipi postoi një fotografi të divës në pamjen përfundimtare në Instagram, duke iu referuar asaj si fustani i saj i zi preferuar – kështu duket se ajo kishte zgjedhur kreacionin e Sahitit nga shumë të tjerë.

“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tënd”, tha Valdrin Sahiti për PopSugar.

Veshja ishte e kompletuar me sandale të thjeshta të zeza, një çantë me kristale nga Judith Leiber, syze dielli dhe xhevahire Lorraine Schwartz. Vathët kapnin vlerën e 21 karatëve, por ajo gjithashtu shtoi dy unaza diamanti në kombinim.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një kreacion të Sahitit, ajo së pari zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat