Provokon sërish Fjolla Morina, i thotë vetes se është për mësysh

Bota e Yjeve

Provokon sërish Fjolla Morina, i thotë vetes se është për mësysh

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:41
Fjolla Morina

Pas lirimit nga burgu duket se po e konzpenzon kohën që nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Fjolla Morinën, këngëtarja pothuajse në qdo ditë poston fotografi në llogarinë e saj “Instagram”.

Së fundi, ka postuar disa imazhe veshur në një komplet fustani ngjyrë të kaltërt ku ka theksuar linjat e bujshme trupore si dhe vënë në pahë bukurinë me një grim të lehtë.

Me këto fotografi bukuroshja i thotë vetës se është për mësysh pasi në mbishkrimin e tyre ka vendosur emojin e syrit të kaltërt i cili nënkupton të vendoset për syrin e keq.

Ndërkohë, këngëtarja me t’u liruar nga paraburgimi iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, të cilat po vazhdon t’i tregoi me krenari në secilin postim.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat