Me një shkrepje me Khai-n, Gigi i uron kështu ditëlindjen Bella Hadid

Bota e Yjeve

Me një shkrepje me Khai-n, Gigi i uron kështu ditëlindjen Bella Hadid

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:16
Bella dhe Gigi Hadid

Bella Hadid festoi dje 25 vjetorin dhe nuk mund të mungonte një dedikim aq i ëmbël nga motra e saj Gigi.

“Ne të festojmë sot dhe çdo ditë @bellahadid: Ajo është motra ime e vogël, por edhe një fishekzjarre në një trup shpirtëror  dhe një teze mbrojtese e papare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Kam kaq shumë krenari kur të shikoj duke marrë në dorë rritjen dhe përmbushjen tënde dhe e di se gjithçka që ke krijuar për veten tënde do të sjellë një vit gëzimi dhe dritës që meritoni !!!!!! Nuk mund të pres. 25! Të dua më shumë çdo xhiro rreth diellit.”

Kur Khai mbushi 1 vjeç në Shtator, Bella na tregoi lidhjen e veçantë me të përmes një dedikimi.

“Gëzuar ditëlindjen për dhuratën më të madhe me të cilën familja jonë është bekuar ndonjëherë…. Nuk e dija që zemra ime mund të bëhej kaq e madhe !!!! Ti më bën të buzëqesh kur jam e trishtuar dhe më bën të qaj nga lumturia vetëm sepse je mes nesh. Mezi pres të të shoh të rritesh! @gigihadid @zayn faleminderit për miken time më të mirë”, ka shkruar Bella në dedikimin e saj për mbesën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat