Jennifer e marrosur pas Affleckut, ja çka bën teksa ai flet para gazetarëve

Bota e Yjeve

Jennifer e marrosur pas Affleckut, ja çka bën teksa ai flet para gazetarëve

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:06
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez nuk e fsheh aspak dashurinë dhe admirimin që ka për Ben Affleckun.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme 52-vjeçare, e ka shoqëruar të dashurin e saj në premierën e filmit “Last Duel”, të shtunën që është mbajtur në New York.

Ben Affleck është një prej skenaristëve të filmit, bashkë me aktorin tjetër Matt Damon. Affleck ashtu sikur edhe Damon kanë edhe role në film.

Image

Ndërkohë, J.Lo. ka publikuar fotografi nga premiera, teksa në njërën prej tyre ajo shihet duke e shikuar me admirim të dashurin e saj, derisa ai flet para gazetarëve për projektin e tij filmik, i cili pritet të jetë shumë i suksesshëm.

Jennifer dhe Ben e kanë zyrtarizuar lidhjen muaj më parë, ndërkohë që aktualisht ata janë një prej çifteve më të përfolura hollivudiane.

Dy aktorët kanë qenë të fejuar disa vite me parë, mirëpo e patën ndërprerë lidhjen pak para martesës, për arsye që asnjëherë nuk u bënë të ditura.

Image

Që atëherë J.Lo. ka pasur disa lidhje, ndërkohë që ka dy fëmijë binjakë me këngëtarin Marc Anthony. Ndërkaq, Ben ka qenë i martuar me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat