S4MM nis punën për këngën e re, shfaqet në një studio muzikore në Zvicër

Bota e Yjeve

S4MM nis punën për këngën e re, shfaqet në një studio muzikore në Zvicër

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:54
S4MM

Ka kohë që nuk ka qenë aktiv me prurje të reja muzikore, por duket se po bën një rikthim.

Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, S4MM, i cili duket t’i ketë munguar skenës muzikore për disa muaj.

Ai së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilës tregon se po vjen me këngë të re.

Image

Për projektin e ri, Semir Selimi (emri i vërtetë) shfaqet nga një studio muzikore në Zvicër.

Megjithatë, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth asaj që po sjellë ditëve në vijim.

Image

“Habibi” ndërkaq mbetet realizimi i fundit i artistit shqiptar që e solli në muajin qershor.

Image

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat