Arilena Ara paralajmëron këngën e re

Bota e Yjeve

Arilena Ara paralajmëron këngën e re

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:46
Arilena Ara

Arilena Ara është një prej këngëtareve më të dashura për publikun, ndërsa sukseset e saj sa vijnë e shtohen.

Artistja e njohur prej kohësh ka bërë të ditur se është në përgatitjet të albumit të ri që do të titullohet “Pop Art”.

Ndërsa, ka nis publikimin e këngëve që do të jenë pjesë e këtij albumi, një të tillë këngëtarja pritet ta lansoi edhe në ditët në vazhdim.

Përmes një fotografi që ka hedhur në Instagram, ku ajo shihet e veshur me një kostum elegant, pantallona të zi dhe këmishë të bardhë, Arilena ka zbuluar detaje nga kënga e re.

“Ke me mungu-13, albumi Pop Art”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit që solli për 1.2 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke njoftuar se kënga e re publikohet këtë javë.

Kujtomë që kënga e fundit e Arilenës është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Thirr Policinë”, që po ashtu do të jetë pjesë e albumit të saj.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat