Si e mban Lori Hoxha lëkurën, ky është sekreti

Bota e Yjeve

Si e mban Lori Hoxha lëkurën, ky është sekreti

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:17
Lori Hoxha

Nëse ju pëlqen sesi duket Lori Hoxha dhe jeni kuriozë se çfarë përdor ajo për lëkurën e saj, do të befasoheni nga çfarë ajo infulencohet. Lori ka zbuluar se nuk ndikohet fare nga interneti apo reklama të caktuara, për të përdorur një X produkt. Në një InstaStory ajo ka thënë se personat që ndikojnë tek ajo janë dermatologu, make-up artisti i saj dhe Sara.

Po e lexuat mirë! Lori e ka Sarën këshilltaren më të mirë kur vjen puna tek lëkura.

Edhe pse ka ndarë disa kremra të shtrenjtë me të cilët trajton lëkurën, Lori shumicën e kohës konsultohet me motrën e saj.

Dhe nuk e ka keq. Kush tjetër si motra, do të të shoh më mirë!

Madje ajo më tej, teksa tregon se nuk ka shumë nerva të merret me trajtime specifike, edhe për Hydrafacial, ka shkuar pasi Sara ia ka sugjeruar si të mirë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat