Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i kanë bërë këtë tatuazh njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i kanë bërë këtë tatuazh njëri-tjetrit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:52
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Fiksimi i internetit me romancën e Megan Fox dhe reperit Machine Gun Kelly nuk është sekret. Duke marrë parasysh lidhjen intensive të çiftit, një tatuazh ishte thjesht çështje kohe.

Gjatë një interviste me GQ, dyshja tregon se vendosi të bëjë tatuazh frazën "përalla më e errët" - për të cilën Fox tha se është një ndër mesazhet e para që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Intervista nuk tregoi më shumë detaje për tatuazhet, por sipas Pop Sugar, "ato kanë qenë para syve tanë gjatë gjithë kohës". 

Ndërsa performonim në Riot Fest 2021 më 19 shtator, një tatuazh i ri i zbehtë mund të dallohet poshtë bluzës së reperit. Fox nga ana tjetër ka gjithashtu një tatuazh të ri, një version "yin-yang", por diku në trup ka të shkruar edhe të njëjtin shkrim si ai i reperit: "Përalla më e errët" (The darkest fairytale).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat