Super të shtrenjta, kaq kushtojnë sandalet e Arbanës

Bota e Yjeve

Super të shtrenjta, kaq kushtojnë sandalet e Arbanës

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 08:44
Arbana Osmani

Arbana Osmani është komentuar shumë për pamjen e saj sonte, kur në natën e radhës live të ‘Big Brother VIP’, u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë vishnje, shumë seksi.

Bashkëpunimi për veshjet e saj, siç ka lajmëruar shumë më herët është me LiaStublla. Sandaleve ama ju dha një vëmendje të veçantë, pasi i postoi në story duke zbuluar markën.

Me një kërkim, zbuluam që takat e Arbanës, të markës Alexandre Vauthier, kushtojnë plot 1935 dollarë.

Ajo ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.

Arbana ka pyetur shpesh ndjekësit, para se të niste zyrtarisht spektakli, mbi blerje të markave shumë të njohura dhe duket se disave prej tyre nuk i ka rezistuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat