Martin Garrix zë vendin e dytë si DJ më i mirë në botë

Bota e Yjeve

Martin Garrix zë vendin e dytë si DJ më i mirë në botë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:56
Martin Garrix

Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë.

Kjo në bazë të një vlerësimi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, ndërkohë që vendi i parë i takon yllit tashmë të popullarizuar, David Guetta.

Image

I lumtur për suksesin, artisti holandez ka bërë një reagim në rrjete sociale megjithëse kishte një kritikë.

“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë”, ka thënë ai pasi organizata kishte shkruar Garixx.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj industrie të mahnitshme dhe nuk mund të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më votuan si DJ-në e parë. DJ për të dytin vit radhazi. Do të thotë shumë”, u shpreh Guetta në anën tjetër.

Image

Martin tashmë është i njohur për hitet si: “Animals”, “Scared to be lonely”, “Diamonds”, “There for you” etj.

I njëjti ka edhe një bashkëpunim të suksesshëm me artisten shqiptare, Bebe Rexha, të quajtur “In the name of love”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat