John Travolta rikujton bashkëshorten e ndjerë, e uron me këto fjalë për ditëlindje

Bota e Yjeve

John Travolta rikujton bashkëshorten e ndjerë, e uron me këto fjalë për ditëlindje

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:31
John Travolta dhe Kelly Preston

John Travolta rikujtoi bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston, me rastin e ditëlindjes së saj të 59-të.

Travolta i kushtoi një urim aktores në Instagram. Krahas një fotografie të Kelly-t, e cila ndërroi jetë nga kanceri i gjirit në korrik të vitit të kaluar, ai shkroi:

"Gëzuar ditëlindjen Kelly. Na mungon dhe të duam shumë".

Image

 

Fansat e aktorit treguan mbështetje, duke ndarë urime dhe mesazhe emocionale.

Kelly luftoi për 2 vjet me sëmundjen jashtë vëmendjes së publikut, derisa ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj, përfshirë dy fëmijët, Ben dhe Ella.

John dhe Kelly ishin të martuar që nga viti 1991 dhe patën tre fëmijë së bashku. Fatkeqësisht, ata humbën djalin e tyre të madh Jett në janar të vitit 2009, në moshën 16-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat