Aktorja e njohur turke reagon ndaj spekulimeve se i ka dhënë fund martesës pas 3 vitesh

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur turke reagon ndaj spekulimeve se i ka dhënë fund martesës pas 3 vitesh

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:40
Bensu Soral

Kohët e fundit është përfolur se aktorja shumë e dashur për shqiptarët, Bensu Soral i ka dhënë fund martesës me Hakan Baş.

Mediat turke raportuan se megjithëse çifti deklaruan se po përpiqeshin të zgjidhnin problemet në martesën e tyre, u divorcuan në heshtje në një seancë të vetme, me marrëveshje.

Mirëpo, në një intervistë që ka dhënë së fundmi aktorja mohoi thashethemet se janë ndarë por shtoi se po punojnë për të rregulluar marrëdhënien e tyre. “Ky lajm nuk është i vërtetë. Ne i pamë lajmet së bashku me Hakanin. Ne nuk po ju fshehim asgjë.

Nëse ka një divorc, nuk do ta fshehim. Ne po përpiqemi të shpëtojmë martesën tonë, por nëse nuk e bëjmë, ky është fati. Unë po ju them vetëm fakte. Mos u mbështetni në lajme të tjera,” tha ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat