Arbana Osmani me dedikim emocional për të birin në njëvjetorin e lindjes

Bota e Yjeve

Arbana Osmani me dedikim emocional për të birin në njëvjetorin e lindjes

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 09:00
Arbana Osmani

Sot (e martë) është një ditë mjaft e rëndësishme për prezantuesen e njohur shqiptare, Arbana Osmanin.

Kjo ngase djali i saj i dytë, Dielli, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga e ëma.

Moderatorja nga Shqipëria ka zgjedhur disa nga momentet më të lumtura familjare për të përshkruar se si ishte plot një vit me një anëtar të ri të familjes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish”.

Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, kanë qenë fjalët e saj.

Image

Dielli ndërkohë është djali i dytë i Arbanës nga lidhja e saj me regjisorin e njohur, Eduart Grishaj.

Arbana duhet theksuar se ka edhe një djalë nga martesa e saj e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat