Jasmin Kadriu në një lidhje me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?

Bota e Yjeve

Jasmin Kadriu në një lidhje me djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:20
Jasmin Kadriu, Erik Fullani

Teksa në sytë e publikut u duk se historia mes Andit dhe Jasminës u rindez sërish me ballafaqimin e tyre para disa ditësh në “Për’puthen 3”, në skenë ka dalë një person tjetër.

Disa detaje të çojnë në përfundimin se mes ish-konkurrentes së këtij formati dhe Erik Fullanit mund të ketë diçka. Nuk dihet nëse ky raport është thjesht miqësor apo ka diçka më shumë mes tyre.

Nga hulumtimi i bërë në rrjet vihet re se:

1.Në foton e fundit të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

2. Jasmina dhe Eriku ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

3. Muaj më parë, kur Jasmina kishte vëmendjen maksimale u shfaq në Instagram-in e Erik Fullanit në një video Live ku dhe dërgoi një puthje publikisht, por më pas u shpreh se kjo ishte e gjitha një shaka.

4.Të dy shihen me të njëjtat rroba veshur, të cilat nuk ja kemi parë askujt tjetër.

Nisur nga këto detaje, ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. Por, të mos dalim në përfundime dhe të ja lëmë kohës të tregojë se cila e vërtetë fshihet pas këtij raporti.

Image
Jasmin Kadriu, Erik Fullani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat