Kendall Jenner plot stil dhe elegancë në mbështetjen e të dashurit të saj Devin Booker gjatë ndeshjes së basketbollit

Bota e Yjeve

Kendall Jenner plot stil dhe elegancë në mbështetjen e të dashurit të saj Devin Booker gjatë ndeshjes së basketbollit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 00:02
Kendall Jenner

Ata janë në një lidhje dashurie për më shumë se një vit.

Dhe Kendall Jenner ishte një e dashura mbështetëse teksa u pa me të dashurin e saj yllin e basketbollit Devin Booker në Staples Center në Los Angeles të premten mbrëma.

Modelja 25-vjeçare e përqafoi dhe e puthi yllin sportiv teksa e uroi për mposhtjen e Los Angeles Lakers me 115 pikë ndaj 105 me skuadrën e tij Phoenix Suns, shkruan DailyMail.

Image

Kendall dukej e veshur me një stil unik,, të gjitha të zeza. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” kishte veshur një xhaketë lëkure, të cilën e stiloi me një palë xhinse të errëta. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme me majë në ngjyrë të verdhë të çelur dhe një çantë po ashtu të zezë.

Kendall e ndoqi lojën së bashku me reperin Travis Bennett, modelen Hailey Bieber dhe bashkëshortin e saj, yllin e popit, Justin Bieber.

Image

Modelja është në lidhje me Devin për më shumë se një vit dhe duke qenë se ai ka kaluar një kohë të gjatë në Los Angeles si gjatë sezonit të NBA ashtu edhe pas vitit të kaluar, ai ka kaluar kohë me klanin Kardashian në disa raste.

Image

Dyshja e njohur e kishin mbajtur romancën e tyre relativisht private, por në shkurt ata i bënë deikim njëri-tjetrit në ditën e Shën Valentinit dhe në qershor ata festuan një vjetorin e lidhjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat