Dua nuk është teze e zakonshme

Bota e Yjeve

Dua nuk është teze e zakonshme

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 07:16
Dua Lipa shfaqet me të voglën në krah

Si është Dua Lipa si teze? Na e tregoi vetë me një album fotosh, publikuar në ‘Instagram’.

Ajo ka treguar se ka pasur një vizitor shumë special, vajzën e kushërirës së saj dhe për të e quan veten teze.

“Unë nuk jam një teze e zakonshme, jam teze cool. Kushërira ime e bukur më dha shoqen e ngushtë të vogël dhe nuk po ngopem me të. Ajo është princesha ime e vogël përjetë”, shkroi Dua.

Image

Në foto ajo shfaqet me të voglën në krah teksa luan dhe mund të themi me bindje se e vogla sapo u bë VIP në Instagramin e tezes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat